Shpërndan një tekst ku kritikoi Vjosa Osmanin, Ernest Luma flet pas shkarkimit nga posti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shpërndan një tekst ku kritikoi Vjosa Osmanin, Ernest Luma flet pas shkarkimit nga posti

    Insajderi
    07 February 2022 - 23:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bordi i RTK-së e ka shkarkuar sonte drejtorin e Radio Kosovës, Ernest Lumën.

    Lidhur me shkarkimin ka reaguar vet Luma përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook teksa ka treguar se cilat janë arsyet e shkarkimit të tij.

    Ai i ka bashkangjitur reagimit të tij një shkrim mëhershëm me titullin “Lista Vjosa do të ishte një LDD e ditëve të sotme po të mos bashkohej me VV-në”.

    Në këtë shkrim Luma kritikon Vjosa Osmanin për bashkëpunimin me Kurtin.

    “Kjo është arsyeja e shkarkimit tim. Mosarsyet i tregoj në ditët në vijim. Në Korenë e Kim Jon Un-it, për këtë arsye të kishin ekzekutu me top. Këtu, me shkarkim. Kam pshtu lehte! Përndryshe, jam mësu m’u çu e m’u rrëxu që 100 vjet, me e pa arsye. Pa merak. Shihemi prapë”, ka shkruar ai përcjell Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark