Vuçiq vihet në pozitë të vështirë nga Escobari dhe Lajçaku - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq vihet në pozitë të vështirë nga Escobari dhe Lajçaku

    Insajderi
    08 February 2022 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për televizionin Happy ka folur për Ballkanin e Hapur por edhe për faktin se është gati të bisedojë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

    Vuçiq tha se nuk e sheh të arsyeshme të bisedoj me Kurtin, por është i gatshëm ta bëjë.

    “Edhe pse nuk e shoh shumë të arsyeshme të bisedoj me të [Kurtin], megjithatë gjithmonë jam i gatshëm për këtë gjë”, tha Vuçiq.

    Ndërsa për vizitën e fundit të Escobarit dhe Lajçakut, ai tha se nuk mund të fliste për detaje, por që sipas tij, ishin bisedime të vështira.

    Për shkuarjen e ambasadorit të ri amerikan në Beograd, Christopher Hill, Vuçiq tha se edhe pse “përvojat tona nuk janë të lehta, ne i mirëpresim ato”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark