
Kur guximi kthehet në fuqi dhe vuajtja në buzëqeshje, atëherë je i gatshëm t’i bësh ball edhe paragjykimeve.
Labinot Azemi, djaloshi nga Ferizaj, u bë zëri i fuqishëm i atyre që janë bullizuar, duke vënë në pah se njeriun nuk e bënë të bukur pamja e jashtme por brendia e tij.
Rugëtimi për ta dashur vetën, sfidat dhe vështirësitë e bënë atë njëri më të fortë, edhe pse u përballë me terma bullizues që nga fëmijëria.
Për Labinotin ishte e rëndësishme durimi dhe qëllimet që ia vendosi vetëvetës.
Për të, motivimi është ai që secili përson ka nevojë, sidomos kur gjindesh në pozita kur vetëm ti nuk mjafton dhe duhesh të thuash “ndalë” këtij fenomeni.
Projektet e shumta, angazhimet në lidhje me bullizmin, janë vetëm disa nga ato të cilat Labinoti po bënë dhe aspiron t’i zgjerojë edhe në të ardhmen.
Për fund Labi ka dhënë një mesazh për të gjithë ata që bullizojnë dhe ata që bullizohen.
Për të parë të gjitha këto mund të shikoni videon e bashkangjitur: