
Prindon Sadriu ka hequr para pak ore nga adresa personale në rrjetin social “Facebook” postimin e bërë kundër mediave të cilat i quajti “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”.
Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, është përfshirë në skandalin e shpenzimeve të naftës. Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndonëse që nga viti 2012 jeton në Prishtinë, ka marrë para për shpenzimet e rrugës, duke mashtruar se jeton jashtë kryeqytetit.
Këto të dhënat duke se e kanë prekur, bashkëshortin e presidentes, Prindon Sadriun i cili ka shpërthyer në ofendime.
Burri i presidentes Osmani, Prindon Sadriu, zgjodhi që sonte të sulmojë mediat në një formë agresive, duke i quajtur ato “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”.
Pas reagimeve të shumta në postimin e e tij të bërë në Facebook, ku mori komente negative nga qytetarët për gjuhën e përdorur, ai zgjodhi të tërhiqet duke e fshirë statusin e tij skandaloz që kishte bërë kundër mediave.