Hajnit i dështon grabitja e armatosur në Prishtinë, ja çfarë bënë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Hajnit i dështon grabitja e armatosur në Prishtinë, ja çfarë bënë

    Insajderi
    09 February 2022 - 07:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tentim grabitje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e të martës në një institucion mikrofinanciar, në rrugën “Ali Vitia”, në Prishtinë

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Ajo tha se i dyshuari ka shtënë me një armë me gaz, duke ikur nga objekti dhe se në këtë rast është lënduar një person, i cili ka pësuar vetëm gërvishje.

    Policia ka dalë në vendin dhe nga hetimi preliminar ka ngritur versionin se nuk është arritur të kryehet grabitja, ndërkaq i dyshuari në ikje e sipër ka shkrepur armën me gaz dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Lëndime (gërvishje) nga kontakti fizik me të dyshuarin ka pësuar ankuesi”, tha ajo.

    Ahmeti bëri të ditur se Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark