Çollaku: Po më befason presidentja qysh s'i thotë Prindonit 'mos bre burrë se s'bën kështu' - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Çollaku: Po më befason presidentja qysh s’i thotë Prindonit ‘mos bre burrë se s’bën kështu’

    Insajderi
    09 February 2022 - 09:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti Adrian Çollaku ka thënë se Prindon Sadriu duhet të kërkoj falje për statusin që ka bërë kundër gazetarëve.

    Ai madie është shprehur I befasuar si po e lejon bashkëshortja e tij, presidentja Vjosa Osmani që të bëj deklarata të tilla.

    “Para se me qenë president Vjosa Osmani e kemi njohur të gjithë. Qysh ajo nuk i thotë nalu mare burrë. Kjo vetëm hije të zezë i qet asgjë nuk bën me atë punë”, tha Çollaku.

    Bashkëshorti i presidentes Osmani, Prindon Sadriu, përmes një postimi në facebook ka përdorur një gjuhë urryese ndaj mediave duke i quajtur ato “Ndërmarrje të Përbashkëta Kriminale”.

    Më pas ai e ka fshirë statusin e tij në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark