Mure të ndyra e shtretër të vjetruar me shufra hekuri- Insajderi sjell pamje brenda dhomës ku qëndron Njësia Speciale e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mure të ndyra e shtretër të vjetruar me shufra hekuri- Insajderi sjell pamje brenda dhomës ku qëndron Njësia Speciale e Kosovës

    Insajderi
    09 February 2022 - 10:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës, është njëra ndër institucionet më rëndësishme e shtetit, andaj ky institucion duhet trajtuar si i tillë. Kjo fotografi pasqyron gjendjen në ambientet e brendshme të cilat rrinë Njësia Speciale e Kosovës. Ndonëse udhëheqësit e shtetit krenohen me punën e tyre, ata i kanë lënë në gjendje të rëndë dhe me kushte që siç shihen në foto janë të papërballueshme për një polic dhe misionin që ka, shkruan Gazeta Insajderi.

    Një fotografi e cila është shkrepur brenda objektit ku janë duke qëndruar policë të Njësisë Speciale, ka ardhur në adresë të Insajderit.

    Aty shihen disa shtretër marinë dhe muret që duken që s’janë lyer moti.

    Analisti i sigurisë, Bedri Elezi tha për Insajderin se gjendja në të cilën ndodhen policët e Kosovës është e rëndë.

    “Referuar këtyre fotografive, të cilat pasqyrojnë gjendjen e ambientit të brendshëm, të objektit ku qëndrojnë njësia speciale e Policisë së Kosovës, vërtet kushtet dukën shumë të rënda. Policia e Kosovës, është njëra ndër institucionet më rëndësishme e shtetit, andaj ky institucion duhet trajtuar si i tillë, gjithashtu edhe njësitet e veçanta duhet të kenë kushtet e tyre operative si dhe atyre personale të zyrtarëve policor, ndërsa kjo që shihet në fotografi të lënë shumë për të dëshiruar” ka thënë ai.

    Sipas Elezit, Policia e Kosovës, fatkeqësisht po konsiderohet si institucion financiar apo si burim financiar nga qeveria e Kosovës, ngase deri më tani nuk kemi vërejtur një qasje koherente të mbështetjes nga qeveria.

     “Përkatësisht ministria e punëve të brendshme për zhvillimin e mëtutjeshëm të policisë së Kosovës, por në vazhdimësi kemi vërejtur që qeveria e Kosovës, po përdor policinë krejtsisht si apart dhune për realizimin e punëve operative, ku kemi të bëjmë me të hyra financiare, si këtë më së miri e tregon fakti i gjobave në përgjithësi e veçanërisht gjobave për zbatimin e masave gjatë pandemisë. Gjithashtu nuk kemi vërejtur përpjekjet serioze as edhe nga vetë menaxhmenti policor në realizimin e kushteve të mirëfillta të policisë së Kosovës, por ky menaxhment në vazhdimësi ka qëndruar servil ndaj udhëheqësve qeveritar, këtë më së miri e vërteton fakti se akoma nëpër stacione, si polic të vitit shpallën zyrtarë policor të cilët kanë shqiptuar më së shumti tiketa – gjoba”.

    Kjo fotogarfi nuk është e vetme, janë edhe stacione të tjera që janë në gjendje të mjerushme.

    “Fatkeqësisht akoma kemi edhe stacione policore të cilat janë në gjendje të mjerueshme si psh. Stacioni policor në Viti, i cili përpos që nuk plotëson standardet minimale për punë, ky stacion dëmton po ashtu reprezentimin e policisë së Kosovës” u shpreh Elezi./Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark