
Janë bërë pesë muaj që nga arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për vendosjen e stikerave në vend të targave, shkruan Gazeta Insajderi.
Ndonëse në fillim Policia e Kosovës ishte e përpiktë në këtë masë dhe nuk lejonte asnjë veturë të kalonte pa mbuluar simbolet shtetërore të Serbisë, tani duket se s’po respektohet shumë.
Një veturë është parë paraditen e sotme në magjistralen Vushtrri- Mitrovicë me targa të Serbisë dhe pa stikers.
“Më 4 tetor, në orën 8:00, do të filloj vendosja e stikerave siç është rënë dakord në kuadrin e dialogut të lehtësuar nga BE -ja do të zbatohet si i përkohshëm derisa të pajtohen zgjidhjet e përhershme”, thuhet në pikën dy të marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë për targat.