
Gjatë ditës së sotme Insajderi ka raportuar për komisionin vlerësues së Komunës së Kamenicës dhe pronarin e një kompanie, të cilët dyshohej se kanë mashtruar me një procedurë tenderuese për një tender me vlerë prej mbi 35 mijë euro.
Në lidhje me këto insajderi merr vesh se bëhet fjalë për Pëllumb Jahiri, Florim Demolli dhe Ismail Zubaku si dhe pronari i tenderit nga Prishtina.
“Këtu bëhet fjalë për tre antarë të komisionit për tenderin e furinizimit të shkollave me material, ku përfshihem Pëllumb Jahiri, Florim Demolli dhe Ismail Zubaku si dhe pronari i tenderit nga Prishtina. Tre anëtarët e komisionit janë detyruar nga dikush, pra kanë patur një farë trysnie që të nënshkruajnë që është pranuar malli, e në fakt nuk është pranuar fare në shkollat e Kamenicës. Kjo ka ndodhur në kohën e Qëndron Kastratit. Ose Qëndroni ose shefi i kabinetit të tij i kanë detyruar anëtarët e komisionit të nënshkruajnë pa e pranuar mallin “ ka thënë ky burim për Insajderin.