Kush nga kabineti i Kastratit e detyroi komisionin të nënshkruajnë pa e pranuar materialin 35 mijë eurosh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kush nga kabineti i Kastratit e detyroi komisionin të nënshkruajnë pa e pranuar materialin 35 mijë eurosh

    Insajderi
    09 February 2022 - 19:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë ditës së sotme Insajderi ka raportuar për komisionin vlerësues së Komunës së Kamenicës dhe pronarin e një kompanie, të cilët dyshohej se kanë mashtruar me një procedurë tenderuese për një tender me vlerë prej mbi 35 mijë euro.

    Në lidhje me këto, sipas burimeve të sigurta insajderi merr vesh se bëhet fjalë për Pëllumb Jahiri, Florim Demolli dhe Ismail Zubaku të cilët  si anëtarë të Komisionit Vlerësues, pretendohet  se nën presionin e Qëndron Kastratit apo dikujt nga kabineti i tij, kanë nënshkruar raportin e pranimit të mallit, pa ardhur malli, shkruan Insajderi.

     “Këtu bëhet fjalë për tre antarë të komisionit për tenderin e furinizimit të shkollave me material (dollape shkollore), ku përfshihen Pëllumb Jahiri, Florim Demolli dhe Ismail Zubaku si dhe pronari i tenderit nga Prishtina. Tre anëtarët e komisionit janë detyruar nga Qëndron Kastrati ose prej dikuj nga kabineti i tij, pra kanë patur një farë trysnie që të nënshkruajnë që është pranuar materiali, pa u pranuar fare. Kjo ka ndodhur në kohën e Qëndron Kastratit. Ose Qëndroni ose shefi i kabinetit të tij i kanë detyruar anëtarët e komisionit të nënshkruajnë pa e pranuar mallin “ ka thënë ky burim për Insajderin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark