Pse e fshiu shkrimin Prindon Sadriu, pasi nuk i paska quajtur mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pse e fshiu shkrimin Prindon Sadriu, pasi nuk i paska quajtur mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale”

    Insajderi
    10 February 2022 - 21:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja Vjosa Osmani për herë të parë ka folur për shkrimet e bashkëshortit të saj Prindon Sadriu në raport me mediat.

    Thotë se Sadriu asnjëherë nuk i ka quajtur mediat ndërmarrje kriminale.

    “Ai e qartëson shumë mirë, që në asnjë moment nuk i ka quajtur mediat ‘ndërmarrje kriminale’. Mjafton bre ta lexojnë. Mjafton ta lexojnë. Nuk i ka quajtur mediat ndërmarrje kriminale, mjafton ta lexojnë”, tha Osmani për RTK-në, transmeton Gazeta Insajderi.

    Prindon Sadriu, bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani, natën e së martës nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, i quajti mediat si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, shkrim ky të cilin më pas e ka fshirë.

    May be an image of text

    “Ndërrmarje e përbashkët kriminale”, duket të jetë fjalia më e dahur për Sadriun, pasi të njëjtën e ka përdorur edhe para disa ditësh kur e ka shpërndarë një shkrim të Bekim Kupinës, këshilltarit të Presidentes, shkrim ky që poashtu fliste pë punën e mediave.

    Për këtë cilësim të “Zotriut të Parë”, ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Federata Evropiane e Gazetarëve, Bashkimi Europian, ambasadat e shteteve të ndryshme në Kosovë, dhe Eurodeputetja Viola von Cramon./Gazeta Insajderi/

    No description available.

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark