Motra e deputetit Armend Muja thirrje Presidentes: Mos i tolero gazetarët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Motra e deputetit Armend Muja thirrje Presidentes: Mos i tolero gazetarët

    Insajderi
    10 February 2022 - 22:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Adelina Muja-Brahimi, ish kandidatja për asamble në Komunën e Mitrovicës, nga radhët e VV-së ka reaguar pas raportimit se sigurimi i presidentes ka tentuar t’i nxjerr nga salla gazetarët, mirëpo presidentja Osmani reagoi duke i bërë thirrje që të mos i prekë ata.

    Muja-Brahimi që është edhe motra e deputetit nga Mitrovica, Armend Muja, ka sulmuar gazetarët duke thënë se më shumë duken si të dërguar për të nxitur probleme.

    Ajo e përgëzoi presidenten për veprimin e saj por shtoi se nuk duhet t’i tolerojë kaq shumë.

    “Çfarë janë këta gazetarë që pengojnë ceremoni (më shumë duken si të dërguar për nxitje të problemeve) Ku e marrin këtë të drejtë?

    I lumtë presidents por jo edhe t’i toleroj kaq”, ka shkruar ajo në një koment në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark