Kështu ia uron Berat Buzhala, Albin Kurtit “Shën Valentinin” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kështu ia uron Berat Buzhala, Albin Kurtit “Shën Valentinin”

    Insajderi
    13 February 2022 - 20:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me 14 shkurt shënohet një vjetori i Qeverisë Kurti. Dita kur partia e Albin Kurtit fitoi 50.28 për qind të votave.

    Për një vit të qeverisjes të Albin Kurtit për InDoks ka folur gazetari, Berat Buzhala. Ky i fundit derisa komenton rritjen e çmimeve bukës e energjisë uron që Kurti sa më parë të ballafaqohet me realitetin.

    Sipas tij Kurti e kishte me lehtë të fliste kur ishte në opozitë. Kur je në krye të detyrës i sheh vështirësitë thekson Buzhala.

    “Urimi i vetëm që ish kanë ish kanë urime përballja me realitetin, pra 10 vjet opozitë konfirmohen me 1 vjet qeverisje është ndryshe 10 vjet me tregu qysh rryma shtrenjte, buka shtrenjte, indeksi i çmimeve është shtrenjtë – ndryshe kur ti je në krye të detyrës edhe e sheh se sa vështirë është ti mi kontrollu çmimet, përveç nëse në 10 vjet në opozitë ka pasur dëshirë Kosova me qenë një shtet centralist ku qeveria i kontrollon çmimet, rrogat ku tregu i lirë nuk funksionon në momentin që përballesh me tregun e lirë me atë realitetin ekonomik atëherë ti e sheh që kjo gjë nuk është e mundur”, ka thënë Buzhala për InDoks prodhim i Gazetës Insajderi.  

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti tashmë ka krijuar si arsye për çfarëdo dështimi që të thotë se është faji i qeverive të deritanishme.

     A ‘pinë ujë’ kjo arsye në të vërtetë kur Kurti ka një shumicë parlamentare si askush deri më tash në Kosovën e pasluftës?

    “Po edhe pse tash mënyra se si kanë qeverisur qeveritë e kaluara edhe më tutje po i ‘ua jep një luftë një hapësirë, i kanë edhe disa vite unë mendoj deri kah viti i 3 i qeverisjes ku qytetarët fillojnë me harru kapak, edhe atje me i thënë Albinit hej nuk mundesh ti me qëndru 10 vjet qeveri e me i akuzu ata 20 vjet për gjërat që i kanë bë, plus qekjo 20 vjet është një rrenë e madhe”, ka thënë Buzhala.

    Gazetari Buzhala shprehjen “që fajin e kanë qeveritë e kaluara” të Kurtit, po e cilëson si propagandë. Teksa shton se po pret të shoh se si do ta bëjë Kurti Kosovën.

    Përmend edhe reduktimet me energji elektrike.

    “… kur thu që 20 vjet shkatërrim qysh e propagandon Albini dhe makineria  propaganduese e tij kjo është një gënjeshtër e madhe po që deri diku ka pasur suksese sepse një gjeneratë që ka lind në vitin 99’ ata perime nuk e dinë, perime një pjesë e tyre mendon që një pjesë e tyre u kanë ma keq se sa 10 vjet nën pushtetin serb, ata nuk e dinë që s’kemi pasë autostrada, kemi pasur reduktime me rrymë 8 më 2, që na përsëriten tash vitet e fundit. Pra Kosova ka qenë shumë më keq, pa krahasimisht ma keq vitin 2000 sa ka qenë në momentin kur e mur Albin Kurti, ta këqyrim sa INC, sa pe bon më mirë Albin Kurti I cili ka premtu parajsën e me gjasë deri qetash vetëm le të më tregon dikush a jem afër parajsës a ma larg parajsës atëherë unë isha përgjigje”, ka thënë ai.

    Dokumentari i plotë: Nga kriza në krizë – një vit nën ‘regjimin’ e Kurtit e Osmanit


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark