
Me 22 mars bëhen një vit që nga formimi i Qeverisë Kurti 2. Përgjatë kësaj kohë, kjo qeveri mori edhe disa vendime, të cilat ndonëse u nis për ndikim pozitivë tek qytetarët ndikuan negativisht. Për vendimet për ndarjen e shtesave për pensionistët, lehonat e vendimet tjera që lidhen me skemat sociale.
Për InDoks ka folur Visar Ymeri, i cili në të kaluarën ka qenë deputet dhe ish-kryetar i partisë në pushtet. Ai potencon se transferet sociale të bëra nga Qeveria Kurti, më konkretisht ajo e Financave kanë ndikuar në inflacionin e vendit.
“Tash duhet me mendu një gjë, në nivel makroekonomik rritje e këtyre transfereve sociale dhe pse bëhet me qëllim të mirë, kjo megjithatë e ndikon inflacionin dhe rreziku është që po shtinë shuma para në treg atëherë rriten çmimet dhe realisht, vlera e secilës para bie”, tha Ymeri për InDoks të Gazetës Insajderi.
Ymeri si sociolog e tani edhe në cilësinë e një opinionisti politik shprehet se ka dyshime që qeveria i ka bërë kalkulimet siç duhet kur ka vendosur për shtesat.
“Nëse me 100 euro para 6 muajve i ke ble 100 litra naftë e tash i blen veç 80 kjo i bien që 100 euro nuk janë njëjtë si para 6 muajve sikur sot, kështu që kur flasim për vlerën e rritjes së pensioneve nuk do të ketë pension nën 100 euro kjo nuk do të thotë kurgjo, p.sh para 2 vjete me një pension me 80 euro ke mujt me ble më shumë se sa që blen sot me nje pension prej 120 euro, kjo nuk është rritje sepse nuk është rritje e mirëqenies sociale, kjo është rritje e vlerës së valutës, paras por ska vlerë absolute vetëm relative, dhe në këtë drejtim janë dy probleme me këtë në njërën anë nuk e di a kanë bë një kalkulim se kjo futje e parasë për një periudhë kaq të shkurt”.
Ai e përmend edhe rastin e tërheqjes së të hollave nga Trusti Pensional.
“…ne kemi filluar të fusim para të freskat që prej fundit të vitit 2020 kur është marrë vendimi për këto 10% e tërheqjes nga Trusti i kursimeve pensioanle që praktikisht i ka fut në treg diku 200 milionë euro pastaj transferet tjera që janë bë nga qeveria e kaluar në formën e subvencioneve për pagat të punëtorëve nëpër ndërmarrje të caktuara e cila e ka bë njëfarë boom-i ekonomik, pastaj e kemi pasur ndërrimin e qeverisë që pastaj me kalimin e kohës kanë fillu të rrisin një dozë të skemave sociale, psh pagesat për lehonat dhe të pa punat e kështu me radhë dhe të gjitha këto kanë ndiku ose edhe këto kanë ndiku në lëvizjen e çmimeve në treg”, ka thënë ai.
Ymeri insiston se qasja e qeverisë karshi skemave sociale është e gabuar.
“Këto skema sociale nuk është se janë shpjeguar si duhet deri tash nga qeveria e Kosovës. Qasja është e gabuar edhe në rast se efekti është pozitiv dhe është pozitiv pra mendoj që duhet të kemi transfere sociale mirëpo qasja duhet të jetë e përgjithshme”, ka deklaruar Visar Ymeri për InDoks.
Dokumentari i plotë: Nga kriza në krizë – një vit nën ‘regjimin’ e Kurtit e Osmanit