
Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje tani në cilësinë e analistit, Visar Ymeri ka komentuar veprimet e Qeverisë Kurti përgjatë afro një viti në pushtet.
Ymeri i ftuar në InDoks të Gazetës Insajderi, ka thënë se arsyetimi i Kurtit që “fajin e kanë qeveritë e kaluara për gjendjen e Kosovës”, është zhvlerësuar.
Shembullin e fundit e përmend arsyetimin për shpenzimet e derivateve, ku prinin deputetë e partisë së Kurtit të cilët tentuan të arsyetoheshin me një nënshkrim që kishte dhënë ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi
“Problemi me këtë qeveri është që 20 vjetshin e përdorin në secilin gjë si arsyetim dhe kur e përdorë në çdo gjë kjo zhvlerësohet pastaj. Rasti i fundit me këto pagesat për udhëtime për deputetë që unë mendoj që nuk ka kurgjo të keqe siç po bëhet por sidoqoftë arsyetimi i GP ke jo po e ka nënshkru Jakup Krasniqi, tash a po talleni a, se kjo është tallje pastaj. Dhe mendoj që kur ta stërpërodrësh këtë atëherë kjo nuk ka kurrfarë kuptimi, dhe qartazi sidomos në muajit e fundit është shndërrua në tallje të qytetarëve. Nuk është më as argument”, ka thënë ai.
Gjatë intervistës ish-deputeti i po kësaj partie u shpreh se kryeministri dhe qeveria e tij e kanë lexuar keq rezultatin e 14 shkurtit.
“Tash kjo mundet me tregu dy gjëra 1) që nuk kanë çka me thënë, pra së të kishin pasur rezultate natyrisht se kishin pas interes me dal dhe 2) që mendoj që është hale ma problematike është që këta e kanë qeveria përfshirë edhe kryeministrin e kanë keq lexu rezultatin e 14 shkurtit, keq leximi ka me shku tash kështu tash meqë 50% po na donë ne nuk kemi më kurrfarë nevoje të japim llogari kurrkujt e mendoj që kjo është keq lexim, jo vetëm keq lexim – ky është dëme shumë i madh që i bëhet interesit te qytetarëve të Kosovës”, u shpreh Ymeri.
Derisa po fliste për raportin e Qeverisë Kurti me mediat, ai komentoi edhe deklartën skandaloze të bashkëshortit të presidentës Osmani, Prindon Sadriut, i cili ditë më parë i quajti mediat “ndërmarrje të përbashkta kriminale”.
“Sepse njërën anë qeveria sillet në mënyrë goxha arbitrare e shpeshherë edhe kërcënuese dhe shantazhuese karshi mediave p,sh rasti i fundit ishte rasti i z.Prindon Sadriut i cili krejt mediat i quan ndërmarrje kriminale publike dhe kjo është akuzë tepër e rëndë sepse kjo akuzë i mëveshët vetëm rasteve të krimeve të luftës dhe krimit kundër njerëzimit dhe në anën tjetër e kemi pastaj një gjë që nuk duhet me harru që këtu nuk po flasim vetëm për raportin me mediat, natyrisht që edhe kryeministri dhe secili njeri që është i angazhuar në politikë e ka një qasje të caktuar karshi mediave të caktuara dikush i pëlqen më shumë dikush më pak, dikush hiç dhe kjo është në rregull, por ti përmes mediave iu flet qytetarëve dmth mos bashkëpunimi me media, mos kthimi i përgjigjeve kjo është refuzim për me i tregu qytetarit çka je tu bo, e mendoj që këtu bëhet kjo çështje jashtëzakonisht problematike”, u shpreh Ymeri për Insajderin.
Dokumentari i plotë: Nga kriza në krizë – një vit nën ‘regjimin’ e Kurtit e Osmanit