“Pagarusha përfaqëson vlerat e vendit tonë dhe me të krenohet Kosova” - Insajderi
×
Kulturë

“Pagarusha përfaqëson vlerat e vendit tonë dhe me të krenohet Kosova”

Insajderi
07 May 2017 - 19:27
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nexhmije Pagarusha, feston sot ditëlindjen e 84-të.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, me rastin e ditëlindjes së Pagarushës, ka uruar këngëtaren e madhe shqiptare.

“Artistet si Pagarusha përfaqësojnë vlera kulmore të vendit tonë dhe me to krenohet Kosova”, ka thënë ai.

Pagarusha, me zërin e mrekullueshëm është bërë burim frymëzim për breza të tërë, duke na mbajtur gjallë dashurinë për kulturën, të bukurën, dhe shpresën për një të ardhme më të ndritshme, tha ndër tjerash ministri Shala.

“Këngëtarja e madhe Pagarusha, na nxit që të punojmë më me përkushtim për vendin tonë, sidomos duke shtuar përkrahjen për kulturën dhe profesionistët e saj, sepse në këtë mënyrë ndihmohet më së miri Kosova dhe e ardhmja e saj”, ka përfunduar ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark