Deputetja Vrenezi: Marrin fund privatizimet dhe përfitimet politike nga pasuritë e shtetit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Deputetja Vrenezi: Marrin fund privatizimet dhe përfitimet politike nga pasuritë e shtetit

    Insajderi
    11 February 2022 - 18:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përmes një postimi në facebook, deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmire Vrenezi ka dhënë sqarime për Fondin Sovran, të cilën Albin Kurti e kishte premtuar gjatë fushatës zgjedhore, ngase sipas tij në këtë mënyrë do te ndalet privatizimi i aseteve strategjike të shtetit, shkruan Insajderi.

    Deputetja Vrenezi ka thënë se AKP-ja do të mbyllet dhe Përmes kësaj KEK-u, Trepça, Korporata e Thëngjillit, PTK-ja dhe të gjitha asetet strategjike do të hynë në pronësinë e Fondit Sovran të shtetit që sipas saj që do të pamundësoi privatizimin e tyre nga partitë politike.

    Postimi i Plotë i Vrenezit:

    Marrin fund privatizimet dhe përfitimet politike nga pasuritë e shtetit!

    AKP-ja do të mbyllet. Përmes kësaj KEK-u, Trepça, Korporata e Thëngjillit, PTK-ja dhe të gjitha asetet strategjike do të hynë në pronësinë e Fondit Sovran të shtetit që do të pamundësoi privatizimin e tyre nga partitë politike.

    Fondi do ta ketë përgjegjësinë ekskluzive për investimet në rritjen e vlerës së këtyre aseteve që e mbajnë pulsin e ekonomisë së vendit dhe do të investojë në degë të caktuara të industrisë që krijojnë vende pune e zbusin bilancin tregtar duke u përqendruar në rritjen e eksporteve e zëvendësimin e importeve nga shtetet e jashtme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark