Molliqaj bashkohet me NISMA-n, AKR-në dhe AAK-në për të kundërshtuar shtrenjtimin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Molliqaj bashkohet me NISMA-n, AKR-në dhe AAK-në për të kundërshtuar shtrenjtimin

    Insajderi
    11 February 2022 - 21:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për të kundërshtuar vendimin për rritjen e çmimit të energjisë, Partia Social Demokrate po mundohet të bëjë bashkë opozitën.

    Mirëpo, në takimin e së premtes, dy partitë opozitare më të mëdha, PDK dhe LDK nuk morën pjesë, të cilëve edhe një herë kreu i PSD-së iu bëri ftesë.

    Dardan Molliqaj: Ju bëj ftesë edhe nga këtu, në emër të partisë Socialdemokrate, që nëse kjo iniciativë e jona, protesta paraprake, shihet, përfytyrohet analizohet si çështje e primatit, nga këtu i ftojmë që ata ta marrin primatin.

    Derisa, Molliqaj shtoi se të gjithë pjesëmarrësit u dakorduan për një aksion opozitar, për të cilin s’është vendosur ende një datë.

    Dardan Molliqaj: Një zëri të gjithë jemi pajtuar se duhet të kemi një veprim të përbashkët, përkatësisht aksion opozitar

    Ftesës së PSD-së, pozitivisht iu përgjigj vetëm AAK si parti e përfaqësuar në Kuvend, ku thanë që opsion mbetet Gjykata Kushtetuese.

    Ahmet Isufi: Kur përmenda gjithë instrumentet, nënkuptohet edhe angazhimi ynë për dërgim në Gjykatën Kushtetuese, sepse mendojmë që është shkelë interesi qytetar.

    Në takimin e PSD-së pjesëmarrës ishin edhe Nisma SocialDemokrate dhe Aleanca Kosova e re, si parti jashtë parlamentare, dhe Blerim Syla si përfaqësues i Sindikatës së Punëtorëve të Shëndetësisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark