Kriza energjetike në Turqi: Ngrohësit në kafene dhe restorante tanimë do të paguhen ekstra - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kriza energjetike në Turqi: Ngrohësit në kafene dhe restorante tanimë do të paguhen ekstra

    Insajderi
    11 February 2022 - 22:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kriza Energjetike që e ka kapluar mbarë botën, duket se e ka prekur rëndë edhe shtetin Turk.

    Përmes fotografive të shpërndara në rrjete sociale, vërehen disa kafene në Stamboll që kanë vendosur tarifa mbi ngrohësit eklektike, ku konsumatorëve u kërkohet të paguajnë të holla shtesë në rast të përdorimit të tyre, transmeton Insajderi.

    Siç shkruan mbi foto, çmimi i hapjes së ngrohjes është 2.99 lira turke, që i bie përafërsisht 0.20 cent, ndërkaq çmimi i përdorimit të ngrohjes për 1 orë të plotë, është 3.99 lira turke që i bie hiq më pak se 0.40 cent.

    Përveç kësaj, këto kafene kanë një lajm të keq edhe për konsumatorët që qëndrojnë me një pije kohë të gjatë, ngase limiti i porosisë tanimë është 45-50 lira turke që i bie përafërsisht 4.50-5.00 euro.

    Në disa kafene dhe restorante të Stambollit, mbi tavolina janë vërejtur edhe shkrimet ku thuhet

    “Koha e zënies së tavolinës është e kufizuar në 30 minuta, konsumi minimal është 30 TL”.

    Çmimi i energjisë elektrike ka filluar të rritet në Turqi që prej fillimit të vitit 2022, nga 50 deri në 127 përqind. Kjo situatë ka ndikuar rëndë në ekonominë dhe mirëqenën e turqve./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark