
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasditen e sotme. Kryeministri Edi Rama ka thirrur ministrat e kabinetit të tij për një retreat për reformat dhe situatën politike pas burgosjes së dy ish ministrave në vilën qeveritare në Durrës.
Pavarësisht se ka shkuar dy orë me vonesë në mbledhje ai është parë në shoqërinë e z.Aqif Rakipit, ish deputet i PDIU, babai i z.Ornald Rakipi (deputet i PS), i përfolur për lidhjet me krimit e organizuar në zonën e Vorës dhe Rrogozhinës.
Pas dy orë bisede me z.Rakipi, Kryeministri Edi Rama ka hyrë 2 minuta në mbledhje me ministrat për të dhënë detyrat e fushatës elektorale dhe ka dalë sërish për një shëtitje të gjatë në bregdet me z.Rakipi. Ai është rikthyer në mbledhje pas 30 minutash dhe ka qëndruar vetëm 5 minuta për tu larguar në drejtim të vilës qeveritare ku e priste ish deputeti Tom Doshi, i njohur për agjencitë ligjzbatuese dhe me Non Grata Familjare në SHBA.
Burime të faktor.al thanë se takimet me z.Rakipi dhe z.Doshi kanë qenë në lidhje me fushatën elektorale në Vorë, Rrogozhinë dhe Shkodër. Tom Doshi, kreu i Partisë Socialdemokrate ka dy deputetë në parlament dhe ka lidhje të forta me malavitën që qeveris botën e nëndheshme në veri të vendit. Shkodra ka qenë një objektiv i hershëm i z. RAMA, për të cilin po rithirr në aleancë edhe z.Rakipi dhe z.Doshi.