Përveç Gjermanisë, edhe dy shtete të fuqishme i njohën patentë shoferët e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Përveç Gjermanisë, edhe dy shtete të fuqishme i njohën patentë shoferët e Kosovës

    Insajderi
    12 February 2022 - 10:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këtej e tutje konvertimi i patentave shqiptare dhe kosovare në Gjermani do të bëhet pa provime shtesë. Këtë e miratoi gjatë ditës së djeshme në Berlin, Këshilli Federal i Gjermanisë, me kërkesë të qeverisë federale, shkruan Insajderi.

    Por, patent shoferët e Republikës së Kosovës, i kishte pranuar pa provime shtesë edhe Kanadaja dhe Turqia, vetëm një ditë para Gjermanisë.

    Këtë e bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë mbajtjes së mbledhjes së 61-të  të qeverisë Kurti, më 9 shkurt.

    Po ashtu, njohjen e patentë shoferëve nga Kanadaja dhe Turqia, e kishte bërë të ditur edhe kryeministri Albin Kurti përmes postimit të tij në facebook ku përveç tjerash kishte thënë:

    “Në kuadër të raporteve të mira ndërshtetore dhe qëllimit të përbashkët për të lehtësuar jetën e qytetarëve tanë, po realizohet njohja e patentë-shoferit për shtetasit e Kosovës në Kanada dhe Turqi.”, ka shkruar Kurti.

    Ndërkaq, është bërë e ditur se pas Gjermanisë, patentë shoferët kosovare po përgatiten t’i njohin edhe Austria dhe Italia./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark