Kastrati: ZRRE po tenton të fsheh vendimin, rritja e çmimit të energjisë elektrike do të jetë marramendëse - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kastrati: ZRRE po tenton të fsheh vendimin, rritja e çmimit të energjisë elektrike do të jetë marramendëse

    Insajderi
    14 February 2022 - 17:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i PSD’së, Qëndron Kastrati ka akuzuar Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) se po tenton të fsheh rritjet e çmimit të energjisë elektrike, duke mos publikuar vendimin në lidhje me rritjen e çmimeve.

    I ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ai ka thënë se nuk ka transparencë në këtë proces dhe se rritja e çmimit të energjisë elektrike do të jetë marramendëse.

    “Sipas neve arsyeja se pse s’po publikohet është se rritja është marramendëse. Kur të publikohet vendimi aty kuptohet, dikush mundet me e bo edhe kalkulatorin dhe Arsimi aty mundet me e pa se sa ka shpenzu në kohën e dimrit dhe sa e ka pagu sipas çmimeve të vjetra dhe sa ka me pagu sipas çmimeve të reja. Ky është qëllimi me e fsheh një të vërtetë, një fakt që ata e kanë vendos tu e mbrojt një kompani private e tu i dëmtu qytetarët. E në veçanti ato shtresa që nuk i kanë kushtet dhe mundësit financiare me gjetë mënyra alternative qoftë ma eficiente qoftë që nuk e përdorin energjinë elektrike, në veçanti për ngrohje”, ka deklaruar ai.

    Kastrati është shprehur se po synohet që të mbrohet kompania private, e të dëmtohen qytetarët.

    Sipas tij, po synohet që vendimi të publikohet kur situata do të jetë më e qetë, e qytetarët nuk do të reagojnë.

    “Ky është qëllimi me e fsheh një të vërtetë, një fakt që ata e kanë vendos tu e mbrojt një kompani private e tu i dëmtu qytetarët. E në veçanti ato shtresa që nuk i kanë kushtet dhe mundësit financiare me gjet mënyra alternative qoftë ma eficiente qoftë që nuk e përdorin energjinë elektrike, në veçanti për ngrohje”, ka shtuar ai.

    Kastrati ka ftuar partitë opozitare dhe qytetarët që të reagojnë tani për rritjen e çmimeve,.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark