Projektligji që hap rrugën për martesa brenda gjinisë së njëjtë kalon një fazë miratimi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Projektligji që hap rrugën për martesa brenda gjinisë së njëjtë kalon një fazë miratimi

    Insajderi
    14 February 2022 - 20:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Projektligji që i hap rrugën martesa brenda së njëjtës gjini në Kosovë ka kaluar një fazë miratimi.

    Sot, komisioni për Legjislacion ka miratuar në parim Projektkodin Civil të Kosovës, me të cilin lejohet martesa mes gjinisë së njëjtë.

    Me 7 vota për dhe 1 kundër Komisioni për Legjislacion e ka miratuar në parim Projektkodin Civil të Republikës së Kosovës.

    Ndërkohë, në Kushtetutën e Republikës së Kosovës për të drejtën e martesës dhe familjes thuhet se “në bazë të pëlqimit të lirë, çdokush gëzon të drejtën të martohet dhe të drejtën që të krijojë familje në pajtim me ligjin, martesa dhe zgjidhja e saj rregullohen me ligj dhe bazohen në barazinë e bashkëshortëve, familja gëzon mbrojtje të veçantë të shtetit, në mënyrën e rregulluar me ligj’’.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark