
Me 7 vota për 1 kundër është votuar në parim projektligji që lejon martesat mes së njëjtës gjini në Republikës e Kosovës. Votimi është kryer sot në Komisionin për Legjislacion.
Për Gazetën Insajderin ka folur, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit anëtare e Komisionit për Legjislacion, Blerta Deliu-Kodra.
Ajo shtoi se ky projektligj do të kalojë në komisione të përhershme e vetëm më pas Kuvend.
“Sot është votu në parim të Kodit Civil, pasi të kalon në komisione të përhershme pastaj shkon në Seancë për trajtim”, ka thënë Deliu për Insajderin.
Ndërkohë, në Kushtetutën e Republikës së Kosovës për të drejtën e martesës dhe familjes thuhet se “në bazë të pëlqimit të lirë, çdokush gëzon të drejtën të martohet dhe të drejtën që të krijojë familje në pajtim me ligjin, martesa dhe zgjidhja e saj rregullohen me ligj dhe bazohen në barazinë e bashkëshortëve, familja gëzon mbrojtje të veçantë të shtetit, në mënyrën e rregulluar me ligj’’.
/GazetaInsajderi