Ky është deputeti që votoi kundër projektligjit që lejon martesën mes gjinisë së njëjtë në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ky është deputeti që votoi kundër projektligjit që lejon martesën mes gjinisë së njëjtë në Kosovë

    Insajderi
    14 February 2022 - 21:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Erxhan Galushi është deputeti i cili ka votuar kundër projektligjit që lejon martesat mes së njëjtës gjini në Republikës e Kosovës.

    Gazeta Insajder ka mësuar se Galushi nga Lëvizja Përparimtare e Romëve në Kosovë, ka votuar kundër këtij projektligji në Komisionin për Legjislacion.

    Me 7 vota për 1 kundër është votuar në parim projektligji që lejon martesat mes së njëjtës gjini në Republikës e Kosovës.

    Ndërkohë, në Kushtetutën e Republikës së Kosovës për të drejtën e martesës dhe familjes thuhet se “në bazë të pëlqimit të lirë, çdokush gëzon të drejtën të martohet dhe të drejtën që të krijojë familje në pajtim me ligjin, martesa dhe zgjidhja e saj rregullohen me ligj dhe bazohen në barazinë e bashkëshortëve, familja gëzon mbrojtje të veçantë të shtetit, në mënyrën e rregulluar me ligj’’.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark