"Gjithmonë ka pasur këso ide të çoroditura" - BIK, porositë imamët që të flasin kundër projektligjit që lejon martesën e së njëjtës gjini - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Gjithmonë ka pasur këso ide të çoroditura” – BIK, porositë imamët që të flasin kundër projektligjit që lejon martesën e së njëjtës gjini

    Insajderi
    14 February 2022 - 22:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me 7 vota për dhe 1 kundër sot në Komisionin për Legjislacion është votuar në parim projektligji që lejon martesat mes së njëjtës gjini në Republikës e Kosovës.

    Ky veprim i deputetëve të Kuvendit të Kosovës, njëherit anëtarëve të këtij komisioni ka shqetësuar Bashkësinë Islame. Gjithë hoxhallarët që mbajnë ders nëpër xhami janë porositur sot që të flasin për këtë temë. Siç e quajnë ata të këtyre “ideve të çoroditura”.

    Njësoj ka vepruar edhe Hoxhë Husamedin Abazi nga Prishtina derisa u ka bërë thirrje deputetëve që të mos e votojnë projektligjin i cili lejon martesën mes gjinisë së njëjtë.

    Ai kërkon që deputetët të marrin parasysh mendimin e shumicës e që sipas tij është kundër. Hoxha thotë se pret të mos befasohet me miratimin e saj.

    “Ne i ftojmë deputetët e parlamentit tonë që t’i thirrin mendjes edhe kemi shpresë të madhe shumë asnjë mënyrë në parlamentin tonë, shpresojë që vërtetë me qenë ata që e shikojnë interesin e Kosovës, interesin tonë kombëtar e që kurrsesi mos me votu për diçka që populli ynë nuk i ka zgjedh këta parlamentar dhe këta deputetë për me na përfaqësu ne, nëse ata na përfaqësojnë ne – le të na pyesin neve, popullin, te marrin mendimin e popullit se çka është për këtë çështje jo të aprovohet fshehurazi edhe pse kjo thuajse është dorëzuar, edhe që pritet këto ditë që kemi me u befasu ndoshta me trajtimin e saj në parlament por prap po pres mos mu befasu me aprovimin e saj e ishnallah do Allahu vërtetë jo rastësisht jemi të porositur nga kryesia e Bashkësisë Islame që sot në gjithë Kosovën jemi duke e fol këtë temë, jemi duke e tregu qëndrimin e shumicës absolute të popullit”, ka thënë ai para masës.

    Hoxhë Abazi thekson se gjithmonë ka pasur ide siç i quan ai të çoroditura.

    “Është e vërtetë që gjithmonë ka pasur individë e minoritet të caktuar që mbrojnë ide të çoroditura, gjithmonë ka pasur kur njerëzimi nuk ka qenë pa të tillët edhe sot ka e ka me pasë edhe nesër por çështja e imponimit të kësaj që këto gjëra të ligjësohen, e cila më fal askush sju ka përzi njerëzve, askush nuk iu ka hy nëpër shtëpi se çka jeni duke bërë njerëzit, edhe ka jetu natyrshëm tash ky imponim që po dëshirojnë me pas një diskriminim që po quhet pozitiv ndaj shumicës absolute të popullit është vërtetë një padrejtësi, edhe një zullum ndaj shumicës”, është shprehur ai.

    Ndërkohë shprehet se deputetët duhet të merren me çështje tjera më të rëndësishme.

    “Ku është e drejta e shumicës në këtë rast, ku janë të drejtat e shumicës kur neve kemi 100 mijë probleme që ishte dashtë parlamenti jonë me i diskutu këto ditë, sa telashet e sa problemet”. ka thënë ai shkruan Insajderi.


    Gjatë ligjërimit të tij përmend edhe anëtarësimin në Evropë.

    “Nëse mendohet se me këto do të shkohet në Evropë, le ta dijë është parlamenti jonë edhe qeveria se ka edhe sa prej shteteve që janë në Bashkimin Evropian e që nuk e kanë aprovu një ligj të tillë dhe se pranojnë asnjë mënyrë por e refuzojnë”, ka thënë hoxha.

    “Kohëve të fundit është diskutuar për projektin e Kodit të ri Civil të Republikës së Kosovës ku parashihet edhe lejimi i martesave të gjinisë së njëjtë me këtë rast edhe njëherë Bashkësia Islame e Kosovës kërkon nga institucionet e vendit ta rishikojë këtë draftligj, i cili cenon themelet dhe shenjtërin e familjes si dhe atakon vlerat tona morale e familjaretë popullit tonë. Nëse Kuvendi i Kosovës miraton Kodin e Ri Civil si të tillë duhet ta di se kështu po rrezikojmë familjen dhe vazhdimësinë e llojit njerëzor”, ka deklaruar Hoxhë Husamedin Abazi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark