Dalin pamjet: Tanket ruse drejt kufirit me Ukrainën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dalin pamjet: Tanket ruse drejt kufirit me Ukrainën

    Insajderi
    15 February 2022 - 10:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditët në vijim dhe deri të dielën e ardhshme, më 20 shkurt, konsiderohet si periudha më kritike për shkak të zhvillimit të stërvitjeve ushtarake në shkallë të gjerë si nga Forcat e Armatosura ruse ashtu edhe ato të Ukrainës.

    Megjithatë në nivel diplomatik ka procese intensive për të shmangur një konflikt ushtarak që mund të çojë edhe në një konflikt të hapur mes Perëndimit dhe Rusisë .

    Teksa nga njëra anë “luftohet” për zgjidhjet e situatës me diplomaci, nga ana tjetër raketat balistike, tanke dhe obuse janë filmuar duke përparuar drejt kufirit me Ukrainën.

    Pamjet e disa tanqeve që afrojnë në kufirin me Ukrainë janë bërë virale në rrjetet sociale, teksa frika për një sulm të mundshëm po shtohet.

    CNN ka publikuar disa pamje që vijnë nga rrjetet sociale, shumica janë nga TikTok ose YouTube. Në pamje shihen kolona që lëvizin pranë Belgorodit në Rusinë perëndimore, pikërisht përtej kufirit nga qyteti kryesor ukrainas i Kharkiv.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark