
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin mbërriti në Bruksel për të zhvilluar takim me gjeneralët madhorë të NATO-s lidhur me situatën delikate të krijuar mes Ukrainës dhe Rusisë. Qëllimi i këtij takimi është gjetja e zgjidhjes për të përballuar sulmin ushtarak të mundshëm të Moskës ndaj Kievit. Më pas, shefi i departamentit të mbrojtjes amerikane do të udhëtojë në Poloni dhe Lituani, dy vendet anëtare të NATO-s për të parë situatën nga terreni. SHBA ka urdhëruar dislokimin e 9 mijë forcave ushtarake amerikane në Poloni. Në Lituani, Austin do të zhvillojë bisedime me ministrat e Mbrotjes së vendeve balltike (Lituani, Letoni dhe Estoni). Sot është paralajmëruar nga shteti dhe mediat amerikane se Moska do të godasë ushtarakisht Kievin.
Zhvillimet mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdojnë të reflektohen dhe në ekonomi. Sot, aksionet amerikane dhe europiane janë rritur, ndërsa ccmimi i naftës vazhdon të shënojë rënie.
Dje. sekretarja britanike e shtetit Liz Trass tha se Rusia mund të mos ndalet vetëm me sulm ndaj Ukrainës. Sipas saj, konflikti ushtarak mes dy vendeve, në rast se do të ndodhë, mund të vazhdojë për një kohë të gjatë me pasoja të tmerrshme.
Mbrëmjen e djeshme, ëebsitet e dy bankave ukrainase dhe Ministrisë së Mbrojtjes pësun sulm kibernetik.
Dje kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti rus Vladimir Putin u takuan në Moskë. Shefi i qeverisë gjermane konfirmoi se integriteti territorial i Ukrainës është i panegociueshëm.
Nga ana tjetër, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe homologu i tij rus Sergej Lavrov zhvilluan një bisedë të gjatë telefonike. Ata lanë të kuptohej se zgjidhja e ccështjes së Ukrainës duhet të burojë nga bisedimet diplomatike.
Kryeministri anglez Boris Johnson e konsideroi si sinjal hapjeje diplomatike tërheqjen e disa forcave ruse nga kufiri me Ukrainën. Megjithatë, ai paralajmëroi se rreziku i pushtimit të Ukrainës është ende prezent si dhe kërcënoi me sanksione ndaj Moskës nëse një gjë e tillë ndodh.
Çfarë ka ndodhur?
Mëngjesin e djeshëm, Rusia tërhoqi nga kufiri lindor dhe jugor me Ukrainën një kontigjent trupash ushtarake pas përfundimit të programit stërvitor. Zëdhënësja e Ministrisë së Mbroitjes Maroa Zakharova tha se Perëndimi u turpërua duke mos u shkrepur asnjë armë.
Ministri i Jashtëm ukrainas Dimitri Koleba u shpreh mosbesues ndaj raportimeve të tërheqjes së trupave ruse. Më pas, u publikuan pamjet e largimit të disa njësive ushtarake dhe tankeve ruse nga pjesa kufitare lindore dhe jugore.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski shpalli 15 shkurtin si “ditë uniteti kombëtar” pasi paralajmëroi mbrëmjen e 14 shkurtit se vendi do të sulmohet ushtarakisht nga Rusia.