Insajderi
Insajderi

Vendim tjetër i Rusisë: Tërhiqen forcat ushtarake në Krime

Insajderi
16 February 2022 - 09:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lufte
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

 Rusia konfirmoi sot se stërvitjet ushtarake në zonën e aneksuar të Krimesë sapo kanë përfunduar dhe kontigjenti i ushtarëve që morën pjesë në këtë stërvitje po kthehen në garnizonet e tyre ushtarake. Ky vendim është një tjetër sinjal shprese se Moska dhe Kievi nuk do të përfshihen në konflikt të armatosur, edhe pse Perëndimi ka paralajmëruar se sot ose deri në 20 shkurt ushtria ruse mund të sulmojë dhe pushtojë Ukrainën.

Ditën e djeshme, Rusia konfirmoi se ka tërhequr një kontigjent trupash nga kufiri lindor dhe jugor me Ukrainën së bashku me disa njësi tankesh. Ky lajm u mirëprit nga liderët e Perëndimit Biden dhe Johnson. Megjithatë, ata paralajmëruan se rreziku i luftës ende nuk ka kaluar. Presidenti Putin konfirmoi dje pas takimit me kancelarin gjerman Olaf Scholz se nuk dëshiron që vendi i tij të përfshihet në luftë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark