
Nuk iu largua topit që kur ishte e vogël, 16-veçarja nga Mitrovica po habitë të gjithë me aftësitë e saja në zhonglim.
Albina Peci e njohur me talentin e saj në zhonglim ndjekësit kanë filluar ta krahasojnë atë edhe me Ronaldon.
Pasioni për fushën e blertë të futbollit ka bërë që Albina sot të shfaq talentin e saj.
Ndonëse jo e zakonshme ajo arriti t’i bëj përmbi 400 zhonglime.
Vëmendjen më të madhe e mori përmes videove në Tik-Tok, nga aty ku 16 vjeçarja ka më shumti ndjekës nga gjinia mashkullore.
Ndonëse e paragjykuan në fillim ajo vendosi t’i lë anash komentet negative dhe të vazhdojë para.
E në lagjen e saj kanë filluar ta thërrasin në turne që Albina të jetë pjesë e ndeshjeve të ndryshme.
Talentin e saj Albina tashmë mund ta shfaq edhe më shumë pasi u bë pjesë e një ekipi futbollistik.