Konflikti mes Rusisë e Ukrainës - ndërhyn edhe Kina, i reagon ashpër SHBA-ve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Konflikti mes Rusisë e Ukrainës – ndërhyn edhe Kina, i reagon ashpër SHBA-ve

    Insajderi
    16 February 2022 - 14:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kina ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për siç thonë ata me “kërcënimet e luftës dhe krijimin e tensioneve”, kjo pasi Presidenti i SHBA Joe Biden paralajmëroi se më shumë se 150,000 trupa ruse po vazhdojnë qëndrimin pranë kufijve të Ukrainës, pas njoftimit të Moskës për një tërheqje të pjesshme.

    Vendet perëndimore kanë sugjeruar të ketë kontroll të armëve dhe përpjeke për hapa të ndërtimit të besimit për të zbutur situatën mes Rusisë e Ukrainës.

    Krejt kjo pasi që qytetarët ukrainas kanë filluar të largohen nga vendi nga frika për një sulm të mundshëm. Në anën tjetër Rusia mohon se ka ndonjë plan për të pushtuar, shkruan Reuters përcjell Insajderi.

    Wang Wenbin – Kina

    Paralajmërimet e SHBA-ve, Kina i ka cilësuar si hipoteza e dezinformata. Kështu është deklaruar zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Wang Wenbin.

    “Këto hipoteza dhe dezinformime të vazhdueshme nga disa vende perëndimore do të krijojnë turbulenca dhe pasiguri për botën plot sfida dhe do të intensifikojnë shqetësimin dhe ndarjen,” u tha gazetarëve zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Wang Wenbin në një konferencë të rregullt në Pekin të mërkurën.
    “Shpresojmë që palët përkatëse të ndalojnë fushata të tilla dezinformuese dhe të bëjnë më shumë për të përfituar paqen, besimin reciprok dhe bashkëpunimin”.

    “Udhëheqja e dy krerëve të shteteve, Kinës dhe Rusisë, gjithmonë ka për synim zhvillimin e fqinjësi të mirë afatgjatë dhe marrëdhënie bashkëpunimi reciprokisht të dobishme mbi bazën e mos-aleancës, mos-konfrontimit dhe mos-shënjestrimin e vendeve të treta”, shtoi zëdhënësi Wang.

    Ndërkohë, Kina është kritikuar për qëndrimin e saj ndaj Ukrainës nga disa liderë perëndimorë, përfshirë kryeministrin australian Scott Morrison./Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark