Rexhaj i LVV-së: Nuk e kemi shkopin magjik që për 10 muaj t’i përmbushim të gjitha premtimet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rexhaj i LVV-së: Nuk e kemi shkopin magjik që për 10 muaj t’i përmbushim të gjitha premtimet

    Insajderi
    16 February 2022 - 21:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i LVV-së Arbër Rexhaj thotë se LVV dëshiron një ndryshim rrënjësorë të vendit dhe sipas tij nuk mjaftojnë 10 muaj për t’u arritur një gjë e tillë.

    Rexhaj në “Debat Plus” thotë se kjo qeveri ka punuar ndershëm dhe nuk ka skandale korrupsioni në këtë periudhë.

    “Premtimin për vaksinat e kemi realizuar qysh në vitin e parë të qeverisjes. Të gjitha ato që i kemi premtuar po shkojmë duke i kryer. Por ne kemi vetëm dhjetë muaj dhe nuk e kemi shkopin magjikë për të përmbushur të gjitha përgjegjësitë që duhet të përmbushen brenda një mandati të plotë”, tha ai.

    Deputeti i LVV-së thotë se në vazhdën e realizimit të premtimeve sot është nënshkruar një marrëveshje me IFC-në për ndërtimin e 4000 banesave kolektive që ofrojnë banim të përballueshëm.

    Rexhaj thotë se LVV për herë të parë do të vendos një standard ku pasuria e paligjshme do të konfiskohet nga shteti.

    Deputeti i LVV-së thotë se ministrat e kësaj qeverie kanë dërguar në prokurori kallëzime penale për keqpërdorimet që janë bërë në të kaluarën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark