Ky është urimi i Albin Kurtit për pavarësinë e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ky është urimi i Albin Kurtit për pavarësinë e Kosovës

    Insajderi
    17 February 2022 - 09:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me rastin e shënimit të 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, e kryekuvendari Glauk Konjufca, kanë bërë ngritjen e flamurit në oborrin e Qeverisë.

    Kurti tha se në këtë ditë duhet të kujtojmë ata që punuan dhe luftuan për pavarësinë e shtetit tonë.

    “Urime të gjithë qytetarëve të Republikës Dita e Pavarësisë. Teksa kremtojmë e festojmë, gëzohemi dhe e  urojmë njëri-tjetrin, nuk kemi se si të mos kujtojmë e përkujtojmë ata të cilët punuan dhe luftuan për lirinë e popullit dhe për pavarësinë e vendit. Andaj, nga kryeqyteti i Republikës këtu në oborrin e përbashkët të Presidencës, Kuvendit dhe të Qeverisë, ku bëmë nderime dhe ngritëm flamurin shtetëror do të vazhdojmë për kryeqendrën e kryengritjes së popullit tonë në Prekaz, pra tek Kompleksi “Adem Jashari” dhe më pastaj te varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe i veprimtarit Adem Demaçi”, deklaroi Kurti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark