Edi Rama publikon video për pavarësinë, nuk e përfshinë në asnjë pamje Albin Kurtin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Edi Rama publikon video për pavarësinë, nuk e përfshinë në asnjë pamje Albin Kurtin

    Insajderi
    17 February 2022 - 09:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Kosovën në 14-vjetorin e shtetësisë.

    Ai ka zgjedhur një video ku paraqitet momenti kur Kosova më 17 shkurt të 2008-ës shpalli Pavarësinë e Kosovës.

    Në këtë video ka figura të rëndësishme të Kosovës si Komandanti Legjendar Adem Jashari, presidenti historik Ibrahim Rugova e Hashim Thaçi. Por, në këtë video nuk paraqet asnjë moment figurën e kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurtit.

    “MIRËMËNGJES 😊Urime të gjithë shqiptarëve ditën e bekuar të pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Rama.

    Ndryshe, të dielën e 17 shkurtit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë dhe Kosova u shpall e pavarur derisa në Ballkan u konfirmua edhe një shtet i ri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark