Presidentja bashkë me bashkëshortin kaluan përmes qytetarëve të rrethuar me mbi 10 truproje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja bashkë me bashkëshortin kaluan përmes qytetarëve të rrethuar me mbi 10 truproje

    Insajderi
    17 February 2022 - 15:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas një seance solemne në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e përcjellë edhe me një revoltë të opozitës, e cila edhe e lëshoi sallën e Kuvendit teksa Kurti mbante fjalim, në sheshin kryesor të Prishtinës është mbajtur edhe ceremonia e parakalimit të Ushtrisë së Kosovës.

    Podiumi i rezervuar për krerët e shtetit nga ku do të përcillinin parakalimin e Ushtrisë së Kosovës ishte vendosur në sheshin Zahir Pajaziti.

    Ajo që ka rënë në sy para fillimit të parakalimit, ka qenë arritja e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila pas zbritjes nga vetura zyrtare në afërsi të Hotel Grandit e deri tek bina, është shoqëruar nga një numër i madh i truprojave.

    Siç shihet në transmetimet direkte, mbi dhjetë truproje janë përkujdesur për sigurinë e presidentes Vjosa Osmani, e cila ka kaluar përmes qytetarësh deri ka arritur tek podiumi ku po e prisnin kryeministri Kurti dhe kryekuvendari Konjufca.

    Presidentja Osmani ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti, dy vajzat dhe pjesëtarë të tjerë të stafit të saj.

    Një shou të tillë me truproja më herët e kishte dhënë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ishte i përcjellë nga të paktën shtatë truproje pasi kishte zbritur nga vetura zyrtare dhe ishte nisur drejt fakultetit Juridik në Prishtinë për të votuar në balotazhin e 14 nëntorit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark