Ministrja Gërvalla ia huq sërish - ngatërron ditën me vitin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Gërvalla ia huq sërish – ngatërron ditën me vitin

    Insajderi
    17 February 2022 - 15:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka bërë një lëshim gjuhësor teksa ka uruar 14-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

    Gërvalla, në një postim në llogarinë zyrtare në ‘Twitter’, në urimin e shkruar në gjuhën angleze, ka bërë një lëshim duke thënë se Kosova po feston ditën e 14-të të pavarësisë.

    “Në ditën e saj të 14-të të Pavarësisë, Republika e Kosovës është demokraci e fortë, partner i njohur në Evropë dhe më gjerë, si dhe pjesë integrale e partneriteteve euro-atlantike. E kaluara jonë krenare, kultura jonë e lashtë dhe të rinjtë tanë janë themeli për të ardhmen tonë të ndritur”, ka shkruar ajo.

    Kjo llogaritet si huqja e parë për këtë vit e kryediplomates kosovare.

    Gjatë vitit të kaluar, Gërvalla ka ditur të ngatërrojë flamurin e NATO-s me atë të OKB-së e flamurin e Andorrës me atë të Moldavisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark