Erdogan: Uroj përvjetorin e Kosovës, me të cilën kemi miqësi historike dhe lidhje vëllazërore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Erdogan: Uroj përvjetorin e Kosovës, me të cilën kemi miqësi historike dhe lidhje vëllazërore

    Insajderi
    17 February 2022 - 16:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka uruar kosovarët për 14 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

    Erdogan thotë se me Kosovën kanë miqësi historike dhe lidhje vëllazërore.

    “Uroj përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, me të cilën kemi miqësi historike dhe lidhje vëllazërore. I uroj paqe, prosperitet dhe mirëqenie popullit vëllazëror të Kosovës dhe u dërgoj përshëndetjet e përgëzimet e mia”, ka shkruar presidenti turk në Twitter.

    Ndryshe, Turqia ishte ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt 2008.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark