E mbushur me vuajtje dhe sakrificë, çdo pëllëmbë e tokës e lagur me gjak për liri, kjo është Kosova që 14 vite më parë është shpallur republikë.
Emocione të mëdha përjetuan edhe pastiçëria Fellini e cila me 17 shkurt të vitit 2008 i dhuruan shtetit më të ri një tortë gjigande, që tani mbetet si një ndër kujtimet më të bukura.
Përgatitja dhe mënyra e të punuarit dhe simbolika mbetet si një ndër të veçantat e kësaj ëmbëlsire.
Angazhimi, palodhshmëria por edhe dëshira janë ato që e bëjnë një punë të ketë sukses.
Ky vend i vogël që gjindet në ballkanin perendimor, bëri që bota të kthehej nga ajo, ku çdo gjë interesante përcillej me kërshëri.
Vështirësitë harrohen kur vizioni është i qartë, kjo ndodh kur vendosen qellimet edhe pse mbështetja ndonjëherë mungon.
Prezantimi më i mirë i pastiçerisë mbetet ëmbëlsira e pavarsisë ndërsa për Kosovën kujtimi më i ëmbël për të.
Për të gjitha këto shikojeni videon e bashkangjitur: