Kurti e Osmani para 2 vitesh ishin mysafirë të Presidentit Thaçi për pavarësi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti e Osmani para 2 vitesh ishin mysafirë të Presidentit Thaçi për pavarësi

    Insajderi
    17 February 2022 - 20:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    12 vite pas shpalljes së Kosovës shtet krerët e shtetit ishin mbledhur në katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë.

    Në pritjen e organizuar nga presidenti i atëhershëm, Hashim Thaçi morën pjesë kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e sapozgjedhur e Kuvendit, Vjosa Osmani.

    Gjatë kësaj pritje shtetërore, Thaçi e Kurti kishin shtrënguar duart, pavarësisht raporteve të ftohta në mes tyre.

    Në fjalimin e tij, Thaçi kishte deklaruar se se liria dhe pavarësia është meritë e gjithë qytetarëve të Kosovës dhe kishte theksuar se mbetet shumë punë për të bërë në arritjen e objektivave ndërkombëtare.

    Sot, në 14 vjetorin e pavarësisë, ish-presidenti Thaçi i cili po mbahet në paraburgim në Hagë ua ka uruar festën prindërve të tij përmes një bisede telefonike.

    Kështu bëri të ditur Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit përmes një postimi në rrjetet sociale.

    Në anën tjetër krerët e shtetit, sot pas një seance solemne në Kuvendin e Republikës së Kosovës vazhduan në sheshin kryesor të Prishtinës ku u mbajt edhe ceremonia e parakalimit të Ushtrisë së Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark