Kurti flet për asociacionin: Duhet të respektohet aktgjykimi i gjykatës kushtetuese - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Kurti flet për asociacionin: Duhet të respektohet aktgjykimi i gjykatës kushtetuese

    Insajderi
    17 February 2022 - 20:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti, në emisionin “Prime” në RTK, tha se lehtësuesit e bisedimeve ndërmjet Kosovës e Serbisë, (apo ndërmjetësuesit siç preferon ti quan kryeministri), nganjëherë sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe i referohen të kaluarës, por megjithatë e pranojnë dhe kanë respekt për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

    “Sa i përket Asociacionit ndërmjetësuesit nganjëherë i referohen të kaluarës, por megjithatë e pranojnë dhe kanë respekt për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha kryeministri.

    Sa i përket dialogut Kosovë – Serbi, kryeministri dha se nuk është për një dialog të kotë.

    “Unë jam i interesuar që të arrihet një marrëveshje sa më shpejtë që është e mundur, por këtë nuk po e dëshiron Serbia. Ajo nuk po dëshiron ta ndërrojë kushtetutën e saj”, tha Kurti për RTK.

    Kryeministri tha se njohja e ndërsjellët nuk duhet të mbetet në fund të bisedimeve por në qendër të bisedimeve dhe këtë tani po e mbështesin edhe partnerët, miqtë ndërkombëtar.

    Sipas tij, falë punës së mirë, të përbashkët, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit, Kosova është ngrit për 17 vende në luftimin e korrupsionit në indeksin e Transparency International.

    “Në rrafshin ndërkombëtar, kemi thelluar bashkëpunimin dhe bashkërendimin me partnerët, aleatët, dhe miqtë tanë, duke forcuar sigurinë për qytetarët, duke afirmuar sovranitetin shtetëror, dhe duke mbrojtur integritetin territorial të Republikës sonë”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark