Rrusta, Kurtit: Urgjenca me i siguru KEDS-it fitimin po është e menjëhershme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rrusta, Kurtit: Urgjenca me i siguru KEDS-it fitimin po është e menjëhershme

    Insajderi
    20 February 2022 - 21:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia Socialdemokrate deri tash ka organizuar një protestë e disa aksione kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike.

    Teuta Rrusta nga kjo parti në InDoks të Gazetës Insajderi ka folur për mënyrën se si sipas saj Qeveria Kurti u mor me problemin e energjisë elektrike për interesa të një kompanie private, ani pse ka edhe probleme të tjera urgjente në vend.

    “Ai po thotë që i duhet kohë a po, mirëpo për disa gjëra po i duhet shumë kohë, e për disa problem që tash janë shkaktuar nuk iu desh kohë i zgjedhën menjëherë. Pra si u bë që për gjërat që janë jetike të mirëqenies të qytetarëve nuk po ka intervenime të menjëhershme, por urgjenca me i siguru KEDS-it fitimin po është e menjëhershme. Tash na mujna me thanë po kriza energjetike është tani tu ndodh, jo varfëria e qytetarit është e cenune moti, nuk ka kurgjo ma urgjente se ndërhyrja në ato. Krejt çka e shohim Kurti duke bërë, është këto politika e vogla sociale të cilat ma shumë janë ad-hoc që nuk e  rregullojnë një farë sistemi që qytetari nuk bie në varfëri të skajshme”, është shprehur Rrusta.

    Në anën tjetër edhe zyrtarja e PSD-së, Natyra Kuçi se me rritjen e energjisë po ju bëhet padrejtësi e madhe qytetarëve.

    “I kemi përcjell prej fillimit detajet i kemi hi analiza e kemi parë raporte financiare të ndryshme për të ardhur në konkluzionin se çka po ju bëhet qytetarëve të Kosovës me këtë shtrenjtim të energjisë, 1) është padrejtësi e madhe, 2) është totalisht mungesë e përgjegjësisë që  e ka pasur Qeveria e Kosovës në inkasimin që KESCO dhe KED-si i kanë pasur borxh KEK-ut, në vend që inkasoheshin nga KEK-u 50 milionë euro borxh që kompania private ja kishte kësaj të fundit ne si subvencionuam humbjet e tyre, ne rimëkëmben profitin e një kompanie private në kurriz të taksapagueseve tonë”, tha ajo.

    Ndërkohë ditë më parë PSD pati edhe një aksion të radhës, veçse kësaj here në zyrat e Rregullatorit për Energji. U fjalosën për një kohë të gjatë me drejtues të këtij institucioni. Ua ndalën siguresat e rryemes. Kërkuan dokumente e nuk i morën. Përfunduan edhe në duar të Policisë për këto veprime.

    Dokumentari i plotë – InDoks | Tepër shtrenjtë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark