
Ka ndërruar jetë poeti Bardhyl Londo. Ai ishte shtruar në një nga spitalet e Tiranës.
Një lajm i keq për vajzat e tij, të afermit dhe të gjithë kulturen e letersinë shqiptare.
Londo u përket intelektualëve që ndanë gjatë jetës së tyre dhe angazhimin në politikë.
Për shumë vite ai ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë nën logon e Partisë Demokratike.
Shpesh politika ndihet dhe në vargjet e tij të vona, të fokusuara më shumë te sfidat me të cilat është përballur vendi.
Kritik ndaj qëndrimeve që mbahen sot ndaj letërsisë së sociorealizmit, ai bënte shpesh thirrje se duhet ndarë figura e artistit nga qëndrimi i tij politik dhe për ta gjykuar letërsinë pa qëndrimet politike.