Insajderi
Insajderi

Ky është polici që e qëlloi për vdekje kolegun e tij 27-vjeçar në Zllatar

Insajderi
19 February 2022 - 14:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mbëmë një festë në Zllatar të Prishtinës u kthye në tragjedi. Njëri nga policët dyshohet se vrau aksidentalisht kolegun e tij, zyrtarin policor 27-vjeçar, Lirim Haxholli.

I dyshuari u ndalua për 48-orë dhe u suspendua nga detyra.

Polici që u arrestua nga Inspektorati Policor i Kosovës, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “vrasje” është Fatlum Mehmeti, i cili shërben në stacionin policor “Qendra”.

I njëjti dyshohet se vrau aksidentalisht kolegun e tij, kur pas përfundimit të festës i shkrepi arma dhe plagosi Lirim Haxhollin. Lirimi u dërgua në Emergjencën e QKUK-së, por pavarësisht përpjekje të mjekëve, ai fatkeqësisht nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve dhe vdiq.

Përveç Fatlum Mehmetit, IPK ka arrestuar edhe 5 zyrtarë të tjerë policorë, të cilët po ashtu janë suspenduar.

“Me dyshimin se kanë kryer veprën penale të “Shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, nga Inspektorati Policor janë arrestuar edhe 5 zyrtarë tjerë policorë (që ishin prezent në ndejë) kurse me vendim të prokurorit të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe të njëjtit janë suspenduar.”

IPK ka njoftuar po ashtu se i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit edhe për 9 zyrtarët tjerë policorë që ishin prezent në këtë rast, raporton Sinjali.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark