“Rosa prej ari” e mbushur me kokainë: Autoritetet britanike kapin 29 vjeçarin shqiptar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Rosa prej ari” e mbushur me kokainë: Autoritetet britanike kapin 29 vjeçarin shqiptar

    Insajderi
    19 February 2022 - 19:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një i ri shqiptar është arrestuar nga autoritetet britanike pasi u kap duke kontrabanduar kokainë në një mënyrë të veçante, duke e fshehur atë në një statujë të quajtur rosa e artë. Aldo Alushi, 29 vjeç, u arrestua pasi u kap në aeroportin  Stansted me një sasi droge të klasit A, raportojnë mediat në Angli.

    Agjencia Kombëtare e Krimit nisi hetimet ku oficerët e Policisë Kufitare pikasën një pako, e cila kishte ardhur nga Kolumbia. Pakoja ishte një kuti prej druri që brenda kishte statujën e rosës me ngjyrë ari. Policia pas kontrollit vuri re se diçka nuk shkonte, duke i detyruar ata që të hapnin një vrime te statuja. Kjo bëri që të zbulohej se brenda saj kishte një sasi kokaine.

    Po ashtu nga kontrolli në dhomën e gjumit të Alushit, policia zbuloi edhe pesë celularëve dhe një sërë dokumentesh identiteti me emra të ndryshëm.


    Operacioni u zhvillua në muajin janar, por ditën e djeshme 29-vjeçari shqiptar është shpallur fajtor dhe pritet që dënimin përfundimtar ta marrë në 11 mars.

    Ndërkohë autoritetet britanike deklaruan se “Kjo është sigurisht një nga përpjekjet më të pazakonta për të kontrabanduar drogën dhe tregon atë që grupet e krimit të organizuar janë të gatshëm të bëjnë në një përpjekje për të shmangut zbulimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark