Kurti takoi Përfaqësuesin e Lartë për Bosnjë e Hercegovinë: Ndarja dhe copëzimi s’duhet të fitojnë mbi unitetin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Kurti takoi Përfaqësuesin e Lartë për Bosnjë e Hercegovinë: Ndarja dhe copëzimi s’duhet të fitojnë mbi unitetin

    Insajderi
    20 February 2022 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren, njëherëministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, takoi në Munich Përfaqësuesin e Lartë për Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt, tranmseton Insajderi.

    Kryeministri Kurti theksoi mbështetjen për unitetin e Bosnjë e Hercegovinës si element i rëndësishëm për paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajonin tonë.
    Ndarja dhe copëzimi nuk duhet të fitojnë mbi unitetin, diversitetin, solidaritetin dhe demokracinë
    gjithëpërfshirëse, tha kryeministri Kurti.

    Gjatë këtij takimi u bisedua për domosdoshmërinë e vëmendjes së plotë të të gjithëve për Bosnjë e
    Hercegovinën, dhe mbështetjes së parezervë të liderëve të Bashkimit Evropian, si edhe nevojën për rritje të bashkëpunimit rajonal ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark