
Foto të tjera po qarkullojnë në media, por tashmë në krah të ish-ministrit të Brendshëm të qeverisë së Sali Berishës, Flamur Noka.
Koha nuk dihet se kur janë shkrepur këto foto për të llogaritur nëse Noka ka qenë në postin e ministrit të Brendshëm apo jo, por duket se kanë afrimitet mes tyre.
Klani i vëllezërve Osmani duket kishte kapur “majën”! Nga emigrantë që i largoheshin luftës në Kosovë, ishin vendosur në Majorka, vend që do të kthehej në mbretërinë e tyre. Aktiviteteti i tyre kriminal u kishte sjellë, para, prona, vepra arti, e mundësi për të qënë “on top”. E ata kishin ditur se si ta shfrytëzonin duke kishin ngritur “stekën”. Jo me njerëz që ndoshta nuk do t’u duheshin kurrë, por me personalitete të larta të vendi, yje botërorë dhe njerëz me pushtet, nga të dyja kahet politike. Si nga Partia Demokratike, por ashtu edhe nga socialistët.
Pasi në media u lakua gjatë e gjerë lidhja e tyre me sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçin, me të cilin kishin pikë të përbashkët Artur Shehun, nga PD kishin të tjerë miq. Të tjerë foto qarkullojnë në media, tashmë në krah të ish-ministrit të Brendshëm të qeverisë së Sali Berishës, Flamur Noka. Koha nuk dihet se kur janë shkrepur këto foto për të llogaritur nëse Noka ka qenë në postin e ministrit të Brendshëm apo jo, por duket se kanë afrimitet mes tyre.
Nëse sheh afër në foto, dallon edhe një tjetër personazh të njohur, një nga personat më të afërt të kupolës që Partisë Demokratike që nga vitet 2000, biznesmenin Myftar Lumneshi.
Si ai edhe Noka kanë pozuar krahas vëllezërve, me të cilët duket se kanë marrëdhënie të mira, aq sa edhe kanë drekuar bashkë. Por nuk mbaron këtu! Shkëlzen Berisha është parë po ashtu nën shoqërinë e tyre dhe në hotele luksoze, siç ka qenë rasti i vitit 2016, në Ritzi Restaurant Puerto Portals, ndërsa shoqërohej nga e fejuara e tij, Armina Mevlani.
Megjithatë këto foto nuk provojnë asgjë, pasi asokohe tre vëllezërit hiqeshin si biznesmenë e investonin në pasuri të paluajtshme. Kështu që si “ujq të vjertër” kishin ndarë mirë si nga e djathta, edhe nga e majta. Me një balancë për t’u pasur zili duke u kamufluar se cilët janë në mënyrë perfekte. Vëllezërit Osmani ishin koka e një organizate mafioze shqiptare, e cila merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe pastrimin e parave. Bashkim Osmani, bashkë me tre vëllezërit e tij, Bekimin, Qazimin dhe Burimin, u kapën në Kroaci./dosja.al