Katër persona lëndohen në një aksident në afërsi të fshatit Mramor, dërgohen në QKUK - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Katër persona lëndohen në një aksident në afërsi të fshatit Mramor, dërgohen në QKUK

    Insajderi
    20 February 2022 - 18:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër presona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Gjilan.

    Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa Policia po heton shkakun e aksidentit.

    Njoftimi i plotë i Policisë:

    Rreth orës 16:00 është raportuar për aksidentin e ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan respektivisht në afërsi të fshatit Mramor. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark