“Këtu jam”, Qazim Osmani lajmërohet në Facebook pas arrestimit të vëllait, përshëndetet nga Shkëlzen Jetishi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Këtu jam”, Qazim Osmani lajmërohet në Facebook pas arrestimit të vëllait, përshëndetet nga Shkëlzen Jetishi

    Insajderi
    20 February 2022 - 22:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një nga rrjetet më aktive të kontrabandës së kokainës në Evropë, i organizuar nga mafia shqiptare, e njohur si ‘Klani Osmani’ u kap në një aksion të madh ndërkombëtar. Bashkim Osmani, vëllai i Qazim Osmanit i njohur si Felixi, është arrestuar në Gjermani.

    Pas arrestimit të Bashkim Osmanit, përmes Facebookut është lajmëruar Qazim Osmani i njohur si Felixi, duke shkruar “Këtu jam”.

    E  në postimin  e tij e ka përshëndetur këngëtari i njohur Shkëlzen Jetishi duke i thënë “Përshëndetje miku”, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas mediave gjermane, gjiganti mafioz i Hamburgut, është ndër të dyshuarit kryesorë që akuzohen për trafik droge të llojit kokainë dhe pastrim parash, në përmasa shumë të mëdha.

    Arrestimi i Osmanit u krye me bashkëpunim të hetuesve të Hamburgut dhe Mallorkas, gjithashtu me ndihmën e FBI-së.

    Qazim Osmani njihet si biznesmen që afarizmin e tij e ka të shtrirë në vende të ndryshme të Ballkanit dhe në Evropë, si dhe është përfolur për lidhjet e tij me këngëtare dhe moderatore serbe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark