Pronari i lokalit në Pejton sulmon ekipin e televizonit përderisa po raportonin, reagon AGK - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Pronari i lokalit në Pejton sulmon ekipin e televizonit përderisa po raportonin, reagon AGK

    Insajderi
    21 February 2022 - 15:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pasi një ekip i gazetarëve të RTV Dukagjinit është sulmuar fizikisht përderisa po raportonin për deklarimin e të hyrave në ATK.

    Ata kanë dënuar fuqishëm sulmin ndaj gazetarëve.

    “Një ekip i RTV Dukagjinit, i pëbërë nga gazetari Liridon Llozani dhe kameramani Diamant Maxharraj janë sulmuar fizkisht sot derisa po raportonin në lagjen Pejton të Prishtinës për deklarimin e të hyrave në ATK.  Njëri prej pronarëve të një lokali në vendin ku ekipi po xhironte fillimisht ka provuar të ndalojë filmimin, e më pas edhe e ka goditur kameramanin, Maxharraj”, thuhet në reagim.

    Sipas tyre gazetarët rastin e kanë paraqitur në polici.

    “Gazetarët e kanë lajmëruar menjëherë Policinë, e cila e ka arrestuar këtë person. Ata gjithashtu e kanë dhënë deklaratën në stacionin e policisë për incidentin”, thuhet ndër të tjerash.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark