Bordi i RTK-së njofton se sa aplikacione ka pranuar për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bordi i RTK-së njofton se sa aplikacione ka pranuar për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm

    Insajderi
    21 February 2022 - 17:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bordi i Radio Televizionit të Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se brenda afatit kohor të përcaktuar në konkurs, ka pranuar 16 aplikacione për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.

    Sipas procedurave përkatëse ligjore, hapja e zarfeve dhe përpilimi i listës do të bëhet brenda afatit prej tetë ditësh.

    Bordi i RTK-së do të njoftojë me kohë dhe në mënyrë transparente mbi të gjitha proceduat dhe ecurinë e procesit të konkursit. Gjithashtu i gjithë procesi i vlerësimit do të jetë transparent dhe ftohen organizatat e shoqërisë civile që ta monitorojnë procesin e vlerësimit të kandidatëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark